Dhunon kunatin me grushte e sende të forta, arrestohet 39-vjeçari në Himarë

Aktualitet

Dhunon kunatin me grushte e sende të forta, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Himarës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi pas një konflikti të çastit, ka goditur kunatin dhe më pas i ka dëmtuar mjetin.

Në pranga ka rënë shtetasi H. M., pasi ka goditur me sende të forta dhe grushte kunatin e tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion