Dhunoi gruan duke e kanosur se do ta vriste, arrestohet 53 vjeçari në Memaliaj

Aktualitet

Dhunoi gruan duke e kanosur se do ta vriste, arrestohet 53 vjeçari

Shërbimet e Policisë në Memaliaj kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje, duke arrestuar shtetasin me iniciale L.D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste se do ta vriste.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë, që do të përdoret si provë materiale.

Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e Stacionit të Policisë Memaliaj, pranë Komisariatit të Policisë Tepelenë, ndihmoi në neutralizimin e situatës dhe parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion