Dhuna e Rrajave për guroren, Taulant Balla ultimatum policisë: Kapni djalin dhe vëllain e Rrahman Rrajës

Aktualitet

Dhuna e Rrajave për guroren, Taulant Balla ultimatum policisë: Kapni

Pas marrjes së detyrës, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, në fjalën drejtuar vartësve të tij u ka kërkuar kapjen e djalit dhe vëllait të Rrahman Rrajës, të cilët ndodhën në kërkim që prej ngjarjes së rëndë ku ata së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Maja.

Ngjarja ndodhi pas ankesave të dy kushërinjve se gurorja në Borizanë po u shkatërronte banesat.

 “ Në takimin e parë që kam zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm dhe atë të Tiranës, kërkesa ime e parë ishte arrestimi sa më parë i vëllait dhe i djalit të deputetit të Fushë-Krujës, i cili është miku dhe ish-kolegu im, Rrahman Rraja, i cili me gjestin e tij të dorëzimit të mandatit bëri detyrën e tij karshi qytetarëve, duke u vetëndëshkuar moralisht, por ndërkohë që Policia e Shtetit ende nuk e ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar ligjërisht dy individët e lartpërmendur, të cilët e kanë vendin para drejtësisë një orë.”, u shpreh Balla.

 

ME TE LEXUARAT