Devoll/ Zjarri djeg sipërfaqe me tokë dhe plevicën në Cangonj, hetime për shkaqet!
Lajmifundit
/
7 Gusht 2025, 16:51
Aktualitet

Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit.Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte, ndërsa në afërsi ka qenë një plevicë (magazinë) e cila u dogj totalisht.
Në vendngjarje aktualisht janë 3 mjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, së bashku me banorë të fshatit, të cilët po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
Momentalisht vatra është izoluar dhe po punohet për fikjen totale.
Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila do të kryejë hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit.


