Detaje nga plagosja, babai shkoi të blinte biskota pasi qëlloi djalin me çifte
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku qëlloi me armë të birin, Përparim Shkullaku.
Fqinjët jashtë kamerave tregojnë se menjëherë pasi kishte qëlluar dy herë mbi trupin e të birit, ende pa mbërritur ambulanca dhe policia, i moshuari ka shkuar në dyqanin e lagjes për të blerë biskota.
Në këtë moment ai u ka thënë fqinjëve fjalinë: “Do të më duhen sot për në komisariat”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ky veprim ka çuditur fqinjët, të cilët pavarësisht ngjarjes, kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 83-vjeçarit.
Konflikti mes babait dhe djalit ka ndodhur për motive banale, pasi ky i fundit në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin, ndërsa i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe e ka plagosur.
Ndërkohë, 47-vjeçari i plagosur është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në kryeqytet