DETAJE nga aksioni i SPAK në Klos! Sekuestrohen telefonat e tre drejtorëve të bashkisë

Aktualitet

DETAJE nga aksioni i SPAK në Klos! Sekuestrohen telefonat e tre

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin që po zhvillon SPAK në Klos, ditën e sotme.

Mësohet se me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erion Çeliaj dhe nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj, janë sekuestruar telefonat e tre drejtorëve të bashkisë Klos.

Ata janë drejtori juridik i bashkisë së Klosit, drejtori i shërbimeve sociale e të bashkisë Klos dhe një drejtor tjetër. Tre drejtorët dyshohet se janë përfshirë në krime zgjedhore. Veç telefonave, janë sekuestruar edhe kompjuterët e tre zyrtarëve, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Gjithashtu janë kontrolluar edhe banesat e tyre, por nuk është gjetur gjë.

Prokurorët e SPAK ranë në gjurmë, ndërsa po hetonin një çështje tjetër. Në komunikime telefonike ata dyshohet se po kryenin biseda që përbënin krime zgjedhore

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion