Detaje nga aksioni i RENEA-s në Vlorë, çfarë iu gjet subjektit të OFL-së në momentin e arrestimit

Aktualitet

Detaje nga aksioni i RENEA-s në Vlorë, çfarë iu gjet

VLORË
Policia e Vlorës jep detaje për aksionin e forcave RENEA të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, ku u arrestua subjekti i OFL, Edison Begaj, të cilit ju bë atentat pak javë më parë, por fatmirësisht arriti t’iu shpëtojë plumbave.

Policia thekson se RENEA Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion