Detaje nga aksidenti në Laç/ 4 personat e plagosur dërgohen tek Trauma

Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Laç/ 4 personat e plagosur dërgohen tek

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi pak më parë në Laç. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në qytet ku janë përfshirë dy automjete.

Ndërsa bëhet me dije se një mjet i drejtuar nga shtetasi B. N. është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit A. P. dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.

Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT