Dënim deri në 20 vite burg për zjarrvënësit në Shqipëri

Aktualitet

Dënim deri në 20 vite burg për zjarrvënësit në

Në vetëm katër ditët e fundit, shtatë persona janë arrestuar si përgjegjës për ndezjen e zjarreve të shumta në disa zona të Shqipërisë. Në disa raste, flakët dolën jashtë kontrollit duke kërcënuar jetën e banorëve, pronat, tokat dhe bagëtitë e tyre.

Përveç të arrestuarve, nën hetim janë edhe shtatë persona të tjerë për incidente zjarresh në Sarandë, Fier, Kurbin, Dibër, Poliçan dhe Shkodër.

Në rast se vërtetohet përgjegjësia e tyre, Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënime të rënda për zjarrvënësit. Veprat penale lidhen me nenet 206/a dhe 206/b, të cilat mbulojnë shkatërrimin e pyjeve dhe mjedisit pyjor.

• Neni 206/a parashikon dënim me burg prej 5 deri në 8 vite për dëmtimin me qëllim të pyjeve me zjarr.
• Në rast se dëmtimi synon ndryshimin e kategorisë së tokës, dënimi shkon deri në 15 vite burg.
• Kur shkaktohen dëme të rënda në pronë, shëndet ose jetë njerëzore, apo dëme të mëdha afatgjata në mjedis dhe zonat e mbrojtura, dënimi arrin deri në 20 vite burg.
• Neni 206/b trajton dëmtimin nga pakujdesia me zjarr, duke parashikuar dënim prej 2 deri në 5 vite burg.
• Nëse dëmet nga pakujdesia janë të rënda për pronën ose jetën njerëzore, dënimi mund të shkojë deri në 8 vite.

Në javët e fundit, zjarret kanë shkaktuar dëme serioze në zona si Delvina, ku u evakuan tre fshatra, dhe ku u lëndua shefi i komisariatit lokal gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e banorëve. Në përpjekje për kontrollimin e situatës janë angazhuar zjarrfikësit, policia, ushtria, emergjencat civile, si dhe helikopterë dhe avionë të Mbrojtjes Civile Europiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion