Ekspertja e sigurisë ushqimore zbulon arsyen: Ja pse nuk duhet të shpëlani mishin para gatimit

Një nga zakonet më normale në kuzhinë është shpërlarja e mishit para se të vihet në zjarr, veçanërisht kur bëhet fjalë për mish pule apo viçi.Por sipas Meredith Carothers, specialiste për edukim në siguriné ushqimore, larja e mishit nuk i heq bakteret, por perkundrazi ndihmon në përhapjen e tyre. "Kur shpëlani mishin në lavaman, bakteret që ndodhen në sipërfaqen e tij mund të perhapen në sipërfaqet perreth, enë, peceta apo ushqime të tjera", shpjegon Carothers në një intervistë për Better Homes & Gardens.
Autoritete të tjera si CDC dhe FDA mbështesin këtë këshillë, duke theksuar se mënyra e vetme per te eliminuar mikrobet e rrezikshme, si salmonela është gatimi në temperaturën e rekomanduar. Për mishin e pulës, kjo shtë 74°C (165°F).
Kjo praktikë, që shpesh percillet brez pas brezi si një "hap i domosdoshëm" për pastërtine, nuk ka asnjë bazë shkencore. Përkundrazi, mund të kthehet ne burim infeksionesh, veçanërisht në ambiente ku përgatiten ushqime te tjera në të njëjtën kohë.
Ekspertët rekomandojnë që mishi të gatuhet direkt pa u shpëlarë, dhe që pas pergatitjes të pastrohen duart, thikat, derrasat e prerjes dhe sipërfaqet e punës për të shmangur ndotjen. Nëse ka nevojë të thahet sipërfaqja e mishit, mund të perdoren peceta letre te cilat mè pas duhet të hidhen menjëherë.
Në thelb, ajo që shihet si veprim për pastrim, në fakt përhap ndotjen. Carothers thotë qartë: "Në vend që të bëni mishin më te sigurt, larja e tij vetëm sa e rrit rrezikun për ju dhe familjen tuaj."


