“E turpshme që Hashim Thaçi është ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar

Politikë

“E turpshme që Hashim Thaçi është ende në

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka rikthyer në vëmendje arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar si një situatë të turpshme që ai vazhdon të mbahet në burg.

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell kujtoi se urdhri për arrestimin e Thaçit erdhi nga prokurori Jack Smith në vitin 2020, në një kohë kur administrata Trump po bënte përpjekje intensive për të arritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është rrënuar”, shkruan Grenell në postimin e tij.

Arrestimi i ish-presidentit Thaçi ndodhi vetëm disa javë para se Kosova dhe Serbia të nënshkruanin marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020.

Deklarata e Grenell vjen në një kohë kur shumë kritika dhe debate janë përqendruar mbi funksionimin e Hagës dhe drejtësinë e procedurave të zhvilluara ndaj figurave kyçe politike nga rajoni.

ME TE LEXUARAT