Ish-kreut të bandës së Durrësit i vdes i ati, Drejtoria e Burgjeve i jep leje për të marrë pjesë në varrim

Aktualitet

Ish-kreut të bandës së Durrësit i vdes i ati, Drejtoria e

Lulzim Berisha do të lirohet nga qelia e paraburgimit për disa orë, pas një fatkeqësie familjare.

Për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhë Berishës leje në intervalin kohor, nga ora 12:30–16:00, në mënyrë që ai të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit ndërsa do të shoqërohet nga forca policore dhe nën masa të rrepta sigurie. Berisha aktualisht po vuan me burg ditët e mbetura nga dënimi i tij me 25 vite ndërsa akuzohet nga SPAK dhe në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj.

Kujtojmë që në vitin 2014, Gjykata e Lartë i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm Lulzim Berishës duke ja konvertuar me 25 vite burg, me akuzat për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale në vitet 1998-2000. 2 vvite më vonë, ish-kreu i bandës së Durrësit mundi të lërë qelinë me vendim të Apelit të Durrësit, e cila përmes një llogaritje matematikore arsyetoi se 3 e 4-ta e dënimit ishte shlyer, sjellja e tij ishte e mirë dhe i faleshin 5 vite të mbetura dënimi.

Megjithatë, do ishte Gjykata e Lartë, e cila në dhjetor 2021 do të prishte vendimin e Apelit të Durrësit për faljen e 5 viteve, duke kërkuar rikthimin në qeli për vuajtjen e tyre. Me këtë arsye Prokuroria e Durrësit e shpalli në kërkim në janar 2022 dhe u arrestua në Spanjë në dhjetor 2023.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion