“Beni ynë nuk ja doli"/ Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së: Lufta me kancerin vijoi 1 vit e gjysmë, por…

Aktualitet

“Beni ynë nuk ja doli"/ Ndahet nga jeta vëllai i

“Beni ynë nuk ja doli dot”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin.

Ish-ligjvënësi tregoi se vëllai i tij u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehet se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar.

Postimi i plotë:

Beni yne nuk ja doli dot! Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964. Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.

8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.

Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.

Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake. Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme. Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion