Del fotoja, ky është punonjësi i bashkisë së Shkodrës që u dhunua brutalisht, niset drejt Traumës
Një punonjësi i bashkisë së Shkodrës është dhunuar ditën e sotmë rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.
49-vjeçari, Ermal Dizdari ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta dhe dërguar në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë raportohet se punonjësi i Bashkisë së Shkodrës është dërguar në spitalin e Traumës. Sipas raportimve ai ka bërë një skaner dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është koshient dhe flet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Megjithatë do të do të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Përveç hemorragjisë, ka një frakturë zhytëse në ballë si dhe ka disa plagë në kokë dhe 4 dhëmbë të thyer në pjesën e sipërme të gojës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.