Covid “ikën” nga Elbasani, paralajmërohet heqja e masave shtrënguese

Aktualitet

Covid “ikën” nga Elbasani, paralajmërohet heqja e masave

Përmirësimi I situatës epidemiologjike  në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve  covid në spitalet Rajonale.

Lajmin e dha  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu teksa  e shoqëruar nga kreu I Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste  Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit , nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm. Sipas Manasterliut prej 2 javësh situata  në vend është e qendrueshme, ndërsa  sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet , sipas ministres do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.Ulja e rasteve positive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave , që do të komunikohen nga Komiteti Teknik I Ekspertëve.

Persa i perket levizjes te qytetareve per pushime jashte vend, ministria u pergjigj se akoma nuk ka nje vendin nga vendet europiane, por jane tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi , kryerja e njw tamponi, dhe dokumentacionin qe ke kaluar Covid-in.Ndërsa Taulant Balla teksa theksoi se luftës po I vjen fundi, I kërkoi qytetarëve të kenë kujdes sepse ende nuk ka mbaruar. Në Elbasan nga hapja  e pavijonit covid morën trajtim mjekësor rreth 80-të pacientë. Numri I fataliteteve ka qënë fare minimal, ku nuk mungoi edhe një rast I vetëhedhjes së një të riu me Covid nga ambjentet e spitalit, por I pashtruar në pavjon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion