Tragjedia në aksin Lurë-Rrëshen / Makina bie në greminë në Kurbnesh, identifikohen tre të rinjtë (EMRAT)

Aktualitet

Tragjedia në aksin Lurë-Rrëshen / Makina bie në greminë

Aksidenti që i mori jetën një 20 vjeçari ndërsa një tjetër 20 vjeçar por dhe një i mitur janë në gjëndje të rëndë ndodhi në një aksi rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, të Mirditës, një zonë e pabanuar dhe zonë malore.

Mësohet se duhet të ketë qenë një makinë që ka lëvizur në këtë aks që ka parë makinën në greminë dhe ka njoftuar policinë për aksidentin e rëndë.

Ndërkohë dalin fotot dhe pamjet e makinës së aksidentuar që i mori  jetën 20-vjeçarit Claudio Ndoj që udhëtonte si pasagjer në makinë, ndërsa drejtuesi i automjetit, gjithashtu 20 vjeç Arli Kacorri, dhe pasagjeri tjetër, një 15-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat nga makina dhe transportuar në ambulancë, por dhe për të tërhequr makinën.

Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tejnormave ndërsa kujtojmë se aksi ku ndodhi aksidenti është një segment me kthesa të forta e terren, terren të thepisur dhe në anë të rrugës ka gremina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion