Bëri përgjegjës Lulzim Bashën për humbjen e tij, Nard Ndoka thërret Kongresin e Jashtëzakonshëm të PDK-së

Politikë

Bëri përgjegjës Lulzim Bashën për humbjen e tij, Nard

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka pasi mbeti jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 25 prillit ka vendosur të thërrasë kongresin e jashtëzakonshëm të partisë së tij.

"Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor. Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë", thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ndoka për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje akuzoi Bashën duke e bërë përgjegjës për humbjen, madje tha se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja.

‘Partia Demokristiane e Shqipërisë! Departamenti i Organizimit

UDHËZIM

Mbështetur në Statutin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë, me udhëzim të Kryetarit të PDK-së z.Nard Ndoka, ngrihet një grup pune i përbërë nga:

1-Ndue Shpani, Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së

2.Enver Leka, Shef i Departamentit të Organizimit

3.Nasilda Shyti, Shefe e Departamentit të Medias

Grupi i punës do të hartojë axhendën organizative e politike, duke kontaktuar me të gjitha degët e PDK-së, për të zhvilluar analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe riorganizimin e strukturave, që do pasojë me mbledhjen e Kryesisë më 10 Shtator dhe të Këshillit Kombëtar, më 24 Shtator. Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor.

Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Zyra e Organizimit të PDK-së. Tiranë, më 25.05.2021’- thuhet në njoftimin e bërë në Facebook nga Nard Ndoka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion