Covid-19 në Shqipëri, Shehu: Shqiptarët po vdesin me shumicë, qeveria…

Situata e Covid-19 në Shqipëri është e rëndë, kështu shkruan ish- ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se vdekjet janë rritur, por qeveria nuk po bën asgjë. Sipas Shehut, sjellja e qeverisë, kundrejt situatës aktuale në vend, është krim.
"Covid, jemi perpara nje krimi: Ndersa shqiptaret po vdesin ne shumice, kjo Qeveri vazhdon ne pa pergjegjeshmerine e pa aftesine e saj, ky eshte krim! Indekset Covid te ketyre diteve, (flas vetem per shifrat zyrtare), jane tragjike: 1-Gjate kesaj periudhe mezatarisht jemi ne 10 vdekje ne dite, me nje tendence te frikeshme te uljes se moshes. Pra jemi ne 3,5 vdekje per 1 milion banore. Italia aktualisht eshte mezatarisht ne 0,6 vdekje per 1 milion banore.

2-Ne Shqiperi kryhen mezatarisht 3500 testime pra 1200 per 1 milion banore. Ne Itali kryhen mbi 500 mije testime ose afer 8 mije per 1 milion banore. 3-Ne Shqiperi diagnostikohen pozitive reth 550 ne dite, me nje pozitivitet 16%. Ne Itali diagnostikohen reth 2700 raste te reja ne dite me nje pozitivitet 0,5%.
Dhe te jeni te bindur se ne te vertete keto shifra per neve jane disa here me te larta, ashtu sic dolen numrat e vdekshmerise, qe kapercyen 16 mije, sepse: a) Realiteti po fshihet qellimisht, qofte duke mos raportuar semundjen baze, por komplikacionet dhe kjo eshte veper penale. b) Nga pa mundesia e sherbimit paresor per te ndjekur ambulatorisht. c) Nga shtrimet “ilegale” ne spitalet periferike akoma te bllokuara, me pasoje dhe mos deklarimin e diagnozes se vertete te fataliteteve.
d) Nga numri shume i vogel i testimeve, ku dhe vete pozitiviteti i tyre i raportuar flet per gjendje katastrofale etj. Kjo sepse shqiptaret jane lene ne meshire te fatit nga ky Kryeminister e Qeveri:
— Persa i takon masave te pergjitheshme anti Covid, duke filluar me sistemin paresor, spitalorin, reanimacionet politikat absurde te testimeve etj.
—Persa i takon vaksinimit ku ne renditemi shume nen mezataren boterore me 31,5 persona te vaksinuar plotesisht per 100 banore.
Dhe me shumicen e tyre keta me vaksina kineze apo ruse te pa certifikuara. Nderkohe qe Italia ka arritur ne 83% te te vaksinuarve plotesisht.
—Per mos fillimin e vaksinimit me vaksina reale te atyre qu u jane aplikuar ato te pa certifikuarat.
—Per asnje mase te mare per uljen e moshes te te vaksinuarve.
—Per mos fillimin e dozes se trete.
Nqs deri tashti kemi kaluar 16000 humbje jete, te jeni te bindur se po u vazhdua keshtu kjo shifer ne muajt qe vijne do te jete shume me larte”, shkruan ai në Facebook.


