“Burgu gati”, Gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik Llalës për shtyrjen e dënimit

Aktualitet

“Burgu gati”, Gjykata rrëzon kërkesën e Adriatik

Gjykata e Posacme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me 2 vjet burg.

Avokati I ish-zyrtarit të lartë kishte dorëzuar para togave të zeza më 6 tetor 2021 një kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj tij.

Në kërkesë avokati pretendonte se Llalla ndodhet në spital në gjendje jot ë mirë shëndetësore dhe arrestimi apo burgosja e tij mund tia rrezikonte shëndetin edhe më shumë.

Por gjykata e Posacme e shkallës së parë ka vlerësuar se kërkesa nuk mund të pranohet dhe ka vendosur rrëzimin e saj.

Pak ditë më parë Adriatik Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pas dënimit me dy vjet burg për akuzën e fshehjes së pasurisë./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion