Bora mbulon disa akse në veri të vendit, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur udhëtoni!

Aktualitet

Bora mbulon disa akse në veri të vendit, ARRSH apel shoferëve:

Java në vendin tonë ka nisur me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.

Teksa reshjet e dëborës vijojnë me intensitet mesatar në Bogë-Qafë Thorë, Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore.

ARRSH thotë se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa thekson se qarkullimi aktualisht kryhet pa probleme.

“Në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion