Alarm për bombë në Gjykatën e Athinës, telefonata anonime ngre në këmbë policinë

Bota

Alarm për bombë në Gjykatën e Athinës, telefonata

Autoritetet greke në Athinë janë alarmuar mëngjesin e kësaj të hëne, pas një telefonate për bombë në një godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

Siç raportojnë mediat greke, grupet speciale të TEEM kanë dalë menjëherë në terren për të kryer kontrollet e nevojshme.
Pas telefonatës për bombë personeli i Gjykatës u evakuua.

Në disa rrugë është bllokuar qarkullimi i mjeteve, si masë paraprake për të mbrojtur qytetarët në rast se telefonata për bombën rezulton të jetë e vërtetë.

Qarkullimi i automjeteve është ndalur në Avenue Athine nga rruga Achilleos deri në rrugën Mitrodorou. Qarkullimi i mjeteve është bllokuar edhe në rrugët Spyrou Patsi, Iera Odos në Avenue Athine.

Kujtojmë se kohët e fundit në kryeqytein grek ka patur telefonata të shumta për bombë në instittucionet e drejtësisë, por që në fund kanë rezultuar të jenë false.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion