“Hoqa dorë nga jeta”, aktorja shpërthen në lot në mes të emisionit, rrëfen momentin më të vështirë

Showbiz

“Hoqa dorë nga jeta”, aktorja shpërthen në lot

Ajo njihet si aktore humori, që në fakt e shoqëron edhe në jetën personale kur zhvishet nga rolet që luan.

Por Cubi Metkaj në një intervistë për ‘Mos i bjer me top’, tregoi një anë tjetër të saj që publiku nuk e ka parë shpesh.

E pyetur se cili ka qenë momenti i saj më i vështirë në jetë, ajo ka veçuar një moment kur ka pasur probleme shëndetësore, teksa tha se në atë periudhë kishte hequr dorë dhe nga jeta…

“Momenti më i vështirë ka qenë një episod në jetën time kur kam kaluar një problem të shëndetit tim fizik, kam hequr dorë nga çdo gjë, profesione, deri dhe nga jeta… kam qenë e izoluar për një periudhë të gjatë, ka qenë një moment delikat dhe për familjen dhe për mua, dhe forca më e madhe për mua kanë qenë prindërit”, u shpreh ajo e përlotur.

 

ME TE LEXUARAT