Boksieri Anthony Joshua përfshihet në një aksident, 2 të vdekur

Aktualitet

Boksieri Anthony Joshua përfshihet në një aksident, 2 të

Autoritetet nigeriane kanë raportuar se boksieri britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua, ishte i përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Ogun–Lagos.

36-vjeçari ka lidhje familjare me qytetin Sagamu, që ndodhet në shtetin Ogun, në jugperëndim të Nigerisë. Policia i ka konfirmuar BBC-së se Joshua ka pësuar lëndime të lehta, por gjendet në gjendje të mirë.

Komanda e Policisë së Shtetit Ogun bëri me dije se dy persona humbën jetën në aksident, ndërsa Joshua dhe të tjerët që u lënduan janë transportuar në një spital, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion