Bojkotuan punën, arrestohen 2 nga kontrollorët e aeroportit të Rinasit

Aktualitet

Bojkotuan punën, arrestohen 2 nga kontrollorët e aeroportit të

Kanë rënë në pranga 2 nga kontrollorët e aeroportit të rinasit, pasi u morën në pyetje nga prokuroria e Tiranës. Mësohet se organi i akuzës ka firmosur urdhër- arrestet e para mëngjesin e sotëm. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe avokati i kontrollorëve, që në fjalën e tij tha se akuza lidhet me private.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, kontrollorët bojkotuan punën e tyre dhe për pasojë sollën në kolaps aeroportin e Rinasit. Kontrollorët kërkojnë rritje të rrogës, pasi sipas tyre presioni është shumë i madh. Më herët u bë me dije se fluturimet e paradites janë anulluar, asnjë vendim nuk ka për orët e pasdites.

ME TE LEXUARAT