I dënuar për vjedhje, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

I dënuar për vjedhje, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Policia bën me dije se 32-vjeçari nga Durrësi është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin R. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja” kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT