Akuzohen për vjedhje, policia e Durrësit vë në pranga 4 persona

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar një 24-vjeçar, pasi u konstatua duke vjedhur disa pajisje në vagona treni. Ka rënë në pranga një 53-vjeçar, pasi iu gjet një thikë. Në pranga kanë rënë edhe dy të mitur, 17 dhe 15-vjeç, të akuzuar për vjedhje.
“Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke vjedhur disa pajisje në vagona treni;
S. P., 53 vjeçe, pasi në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit e mitur E. S., 17 vjeç dhe K. R., 15 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në subjekte të ndryshme në pronësi të shtetasve K. Sh., F. L., R. D., A. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


