Bllokuan një makinë me pretendimin se mbante lekë për të blerë vota, nën hetim tre simpatizantë të PD në Korçë

Aktualitet

Bllokuan një makinë me pretendimin se mbante lekë për

Tre simpatizantë të Partisë Demokratike në Maliq janë vënë në hetim në gjendje të lirë nga Policia, pasi u përfshinë në një incident mbrëmjen e djeshme, ku ndaluan një automjet në të cilin pretendonin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Fatjon Dushku, 25 vjeç; Endrison Dushku dhe Ahmet Goroveci, 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, “këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota”.

Policia thotë se në mjetin e administratorit Ahmet Goroveci, nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

“Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.

ME TE LEXUARAT