Plas jashtë Kuvendi! Tensione ditën e sotme, policia shoqëron disa persona

Aktualitet

Plas jashtë Kuvendi! Tensione ditën e sotme, policia shoqëron

Tensione janë shënuar gjatë protestës qytetare në zonën afër Kuvendit, ku situata është shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të policisë.

Në mesin e protestuesve janë shoqëruar 5 persona, të cilët janë marrë nga efektivët e policisë dhe janë larguar nga zona ku po zhvillohej tubimi.

Momenti i shoqërimit është filmuar pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa në pamjet e publikuara duket ndërhyrja e policisë dhe largimi i dy protestuesve nga vendi i protestës.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur përpara Ministrisë së Brendshme vijonin thirrjet dhe protestat kundër qeverisë dhe klasës politike.

Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në shoqërimin e dy protestuesve dhe nëse ndaj tyre do të ketë masa të tjera.

Protesta e sotme është pjesë e ditës së 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa tubimi vijon në disa pika të Tiranës.

Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit ka nisur seanca plenare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion