Bie në 92% mbulesa vaksinale për fruth, fëmijët të rrezikuar

Aktualitet

Bie në 92% mbulesa vaksinale për fruth, fëmijët të

Fruthi regjistron 18 të infektuar brenda një viti. Specialsitët e ISHP thonë se shkak është bërë mosvaksinimi I fëmijëve.

Ulja e mbulesës vaksinale kundër fruthit po shfaq herë pas here raste sporadike të sëmundjes. Ekspertët e ISHP thonë së aktualisht 92% e fëmijëve janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës, ndëra rekomandimet e OBSH janë që kjo shifër të jetë mbi 95% për të siguruar mbrojtje maksimale për fëmmijët.

Shefja e programit kombëtare të vaksinimit, Rovena Daja u shpreh se problem mbetet doza e parë e vaksinimit.

“Prej disa vitesh, ekspertët vërejnë se probleme mbetet aplikimi I dozës së parë të vaksinës, e cila duhet bërë kur fëmija bën 1 vjec por shpesh prindërit e shtyjnë në kohë, duke I vënë të vegjlit e tyre në rrezik’ tha ajo.

Daja shtoi se rasti i fundit po merr ndihmë mjekësore në QSUNT.

“Rasti i fundit I identifikuar me fruth është një fëmijë 3 vjec, I cili po merr shërbim mjeksor në spitalin e pediatrisë në QSUNT. Fëmija nuk frekuentonte cerdhen dhe kjo ka bërë sipas eskpertëve që të mos ketë raste të tjera të infektuara”, shtoi ajo./euronews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion