"Besmiri po flet si shumë’, vrasja e dy vëllezërve, të arrestuarit morën 5 mijë euro, por i zuri Covid-i

Aktualitet

"Besmiri po flet si shumë’, vrasja e dy vëllezërve,

Dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës vitin e kaluar, janë arrestuar pas hetimeve të SPAK. Vrasja e dyfishtë ka lidhje me serinë e vrasjeve që ndodhen për paratë e grabitura në pistën e aeroportit të Rinasit.

Të arrestuarit e sotëm janë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Dy të arrestuarit Xhixha dhe Diva ishin parapaguar 5 mijë euro për të vrarë një nga vëllezërit , Besmir Haxhia ndërsa vëllai tjetër u vra aksidentalisht. Urdhri për vrasjen ishte dhënë nga i kërkuari i drejtësisë Nuredin Dumani, ky i fundit ishte bashkëpunëtor dhe mik i afërt me të shumëkërkuarin e drejtësisë Talo Çela, i përfshirë në grabitjen e parave në Rinas.

Parapagesa ishte bërë dy javë para vrasjes, ata kanë vëzhguar Besmiri më para, hap pas hapi, më pas sikurse bën me dije SPAK, Diva u prek nga covid dhe prandaj nuk u bë porosia. Ai njoftoi Dumanin se nuk mund ta kryente vrasjen dhe më pas ekzekutimi i Besmirit është bërë nga të tjerë ku ishte i pranishëm dhe Talo Çela, dhe shtetasi Doçi që pak ditë më parë iu komunikua akuza.

Në vazhdën e një sërë hetimesh, janë arrestuar 6 persona, ku ka dyshime dhe pse nuk jepet pista e vrasjes, por nga biseda mes Organizatorëve Çela dhe Dumani është thënë se” Besmiri po fliste shumë, i kishte hyrë vetja në qejf dhe nuk duhet më të qarkullonte’.

SPAK ka dyshime se një varg ngjarjesh ka ndodhur që nga grabitja e Rinasit. Një ngjarje e cila ka dërguar si të pandehur 8 persona, mes tyre në kërkim edhe Talo Çela, mbi këtë të fundit rëndojnë 4 akuza vrasje.

E gjithashtu dhe një vrasje e mbetur një tentative e kryer nga ai gjatë kohës kur ai ishte në kërkim , që kishte si shënjestër një biznesmen i cili ka qenë i pranishëm në varrimin e vëllezërve Haxhia.

Detajet për akuzat e Talo Çelës, Top Channel i ka raportuar herë pas herë mes tyre edhe dyshimet se si gjykata e Beratit vendosi masën e sigurisë në mungesë për vrasjen e mbetur në tentative të biznesmenit Irfan Hazizit, i cili fillimisht tha se nuk e dinte se kush e qëlloi por më vonë tregoi të vërtetën duke thënë se ishte Talo Çela.

Herë pas herë policia ka kryer kontrolle në Bradashesh dhe Elbasan, është kthyer duar bosh , pa rënë në gjurmët e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion