"Benzi" luksoz e përplasi në Tiranë, kjo është 23-vjeçarja që humbi këmbën në aksident

Aktualitet

"Benzi" luksoz e përplasi në Tiranë, kjo

Personi qe shihni ne foto eshte 23-vjeçarja Xhesina Gega, e cila u përplas me makinë gjatë pasdites së djeshme nga 19-vjeçari Jehon Breçani. Mësohet se reja është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme dhe ka humbur njërën nga këmbët e saj.

Aksidenti i rëndë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte 19 vjeçari, djali i ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Makina e tij tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara të renë, duke i shkaktuar dëme të mëdha. Vajzës i është dashur që ti prihet njëra prej gjymtyrëve, në mënyrë që të shpëtohej pjesa tjetër e trupit.

"Benzi" luksoz e përplasi në Tiranë, kjo

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se për aksidentin arrestoi të riun Breçani, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i të riut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion