“Benz”-i përplas makinat e parkuara në Durrës, shoferi humb kontrollin e mjetit

Aktualitet

“Benz”-i përplas makinat e parkuara në Durrës,

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen 17 të Durrësit, në rrugën “Vllazërimi”.

Sipas burimeve, një automjet tip “Benz”, pasi drejtuesi humbi kontrollin, u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Nga goditja, u dëmtuan edhe 5 automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale dhe trafik të rënduar në zonë.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia në drejtim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion