U raportua i zhdukur nga familja, kthehet në shtëpi ish zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima: “U zura me të dashurën”

Aktualitet

U raportua i zhdukur nga familja, kthehet në shtëpi ish zv/drejtori i

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, është kthyer pranë familjes pas alarmit të ngritur një ditë më parë për zhdukjen e tij.

Familjarët e denoncuan mungesën e tij pasditen e së mërkurës, duke u shprehur të shqetësuar për fatin e 36-vjeçarit.

Pas rikthimit, Shima ka deklaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me të dashurën e tij. Megjithatë, ai nuk ka dhënë shpjegime lidhur me mesazhin që u kishte dërguar më herët familjarëve, ku shkruante se po arrestohej nga policia.

Lajmi për zhdukjen

Policia njoftoi ditën e djeshme se denoncimi për zhdukjen e Shimës ishte bërë nga nëna e tij, rreth orës 17:00.

Ndërsa burime bënë me dije se Daniel Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve, duke i njoftuar se po e arrestonin dhe pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë.

Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë -Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion