Basha shkon voton së bashku me vajzën e madhe, u bën thirrje të rinjve: Besoni te vetja juaj

Aktualitet

Basha shkon voton së bashku me vajzën e madhe, u bën thirrje

Kreu i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka votuar mëngjesin e sotëm.

Ai ka qenë i shoqëruar nga vajza e tij e madhe, e cila është votuese për herë të parë.

Në një prononcim të shkurtër ai u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht këtë 11 maj. Ndërkohë që një apel të veçantë e pati dhe për votuesit e rinj.

“Ju uroj një ditë të paqtë qytetarvëve shqiptarë dhe u bëj thirrje t’i drejtohen kutive të votimit. Kanë të drejtën për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që përfaqësojnë.

Vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë. I bëj thirrje të rinjve të votojnë sepse sot keni një të drejtë të çmuar. Shkoni votoni, për veten tuaj. Besoni te vetja juaj”, tha Basha.

 

ME TE LEXUARAT