Automjeti përplaset me murin, humb jetën 3-vjeçarja/ Makina drejtohej nga babai i të miturës

Aktualitet

Automjeti përplaset me murin, humb jetën 3-vjeçarja/ Makina

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në natën mes të shtunës 6 dhe të dielës 7 korrik në Villabate, në provincën e Palermos.

Një vajzë tre vjeçare ka humbur jetën, teksa ndodhej në automjetin që u aksidentua, bashkë me familjen e saj. Automjeti tip Volkswagen Polo, që drejtohej nga babai i 3-vjeçares që humbi jetën, u përplas me një mur në Via Natta.

Nga hetimet e para rezultoi babai i vajzës nuk kishte leje drejtimi.

Babai i vogëlushes mesa duket ka humbur kontrollin e mjetit kur ka dalë nga një kthesë. Ai, gruaja e tij dhe djali tjetër, mbetën të padëmtuar. Për vajzën e vogël, megjithatë, nxitimi për në spital me 118 ishte i kotë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. Nga hetuesit po shqyrtohen edhe pamjet e marra nga kamerat e vëzhgimit dhe drejtuesi i mjetit i është nënshtruar një testi alkooli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion