Sakrifica e Xhakës ndaj Anglisë: Nuk gjuaja dot topin, por kalova limitet
Granit Xhaka ishte një nga lojtarët më të spikatur të Zvicrës në këtë Europian, ku kombëtarja helvete u eliminua në çerekfinale.
Futbollisti me origjinë shqiptare, me shiritin e kapitenit, u kthye në pikën kyçe në mesfushë nga trajneri Murat Jakin.
Për të kuptuar sakrificën që Xhaka bën për ekipin, mjafton të dëgjosh deklaratën pas ndeshjes me Anglinë, ku zbuloi se ai luajti i dëmtuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Tani mund ta them, të hënën u diagnostifikova me një fibër muskulore të çarë në aduktorët e mi. Por unë doja të isha aty për ekipin dhe të shtrëngoja dhëmbët. Nuk mund të godisja topa të gjatë ose të gjuaja në portë gjatë lojës. Kam shkuar përtej limiteve të mia edhe një herë tjetër”, u shpreh mesfushori.
Xhaka deklaroi ndër të tjera, se eliminimi në këtë formë nga Europiani, është trishtues dhe zhgënjyes.
“Ndjenja fillestare është trishtim dhe zhgënjim, sepse nuk e meritonim të humbnim kështu. Nga ana tjetër, ne mund të jemi krenarë për veten tonë. Nga ndeshja e parë e deri te kjo me Anglinë, ne vazhduam të përmirësoheshim dhe treguam karakter të madh, shpirt të madh ekipor”, deklaroi Xhaka.