Arratiset Alqi Bllako? Ja çfarë thotë avokati i tij

Aktualitet

Arratiset Alqi Bllako? Ja çfarë thotë avokati i tij

Deputeti i PS, Alqi Bllako duket se eshte arratisur. Gjykata e Posacme vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” e cila u tha se u ekzekutua por ne fakt, kjo nuk ka ndodhur.

Ditën e sotme, u raportua se Bllako ishte shoqëruar në komisariatin e Policisë Tiranë, ndërsa pas vendimit të GJKKO pritej edhe arrestimi i tij.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kjo pasi Bllako nuk ka qenë i shoqëruar në komisariat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia dhe agjentët e BKH kanë shkuar në banesën e Bllakos pas vendimit të GJKKO, por nuk e kanë gjetur aty dhe vendndodhja e ish deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë.

Avokati Sokol Hazizaj, për mediat thotë se nuk është njoftuar për arrestimin dhe se ai ka një prokurë për përfaqësimin e Bllakos. Telefoni i Bllakos prej ditësh del i fikur. 

Në mungesë të informacionit nga autoritetet, nuk dihet nëse ish deputeti të jetë arratisur para se policia të ekzekutojë masën e gjykatës.

Alqi Bllako akuzohet per shperdorim detyre dhe korrupsion me incineratorin e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT