Arben Cara komandohet drejtor i Shërbimit Zjarrfikës, zëvendëson Holta Kominon
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2024, 17:48
Aktualitet

Arben Cara është komanduar në postin e drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës duke zëvendësuar Holta Kominos, arsyet e largimit të së cilës, ende nuk dihen.
Ministri Balla ia ka deleguar kompetencat zjarrfikësit Arben Cara deri në emërimin e drejtorit të ri të Shërbimit Zjarrfikës.
“Delegimin e kompetencave të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, drejtues zjarrfikës Arben Cara, me detyrë drejtor i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike të MZSH-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së”- urdhëron Balla.
Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


