Policia gjeti trupin e pajetë të 3-vjeçarit, flet babai i të voglit

Bota

Policia gjeti trupin e pajetë të 3-vjeçarit, flet babai i

Babai i 3-vjeçarit, Noah Woods, që dyshohet se është mbytur në një pellg pasi u largua nga gjyshi i tij, e ka përshkruar atë si ‘djalin më të ëmbël dhe të pafajshëm, që kishte vetëm dashuri për të dhënë’.

I mituri u pa për herë të fundit gjatë pasdites të së martës, kur u largua nga gjyshi në një kënd lojërash për fëmijë nën moshën 5-vjeçare në Merriam Close, Brantham, Suffolk.

Zhdukja e Noah, i cili u drejtua nga një shteg që të çonte drejt një zone pyjore dhe një pellgu të madh, nxiti një operacion të gjerë kërkimi ku u përfshinë qindra vullnetarë, policia, roja bregdetare dhe zjarrfikësit.

Ndërkohë policia e Suffolk-ut konfirmoi dje pasdite se ishte nxjerrë nga zhytësit trupi i një fëmije në pellgun “Decoy Pond”. Sipas oficerëve, fëmija nuk ishte identifikuar ende dhe se vdekja ishte e pashpjegueshme. Gjithashtu shton se nuk paraqiste rrethana të dyshimta.

Por babai i Noah-s, Rhys Woods, konfirmoi sot se djali i tij, i cili nuk fliste, ishte pjesërisht i shurdhër dhe po i nënshtrohej analizave për autizëm, ishte fëmija që u gjet i vdekur.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai falënderon njerëzit që iu bashkuan kërkimeve për 3-vjeçarin.

“Siç jam i sigurt se e keni parë të gjithë, trupi i gjetur në ‘Decoy Pond’ i përket Noah-s sonë të vogël. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e kësaj humbjeje; jemi të gjithë thellësisht të pikëlluar. 

Noah ishte një djalë i vogël tejet i ëmbël dhe i pafajshëm, që kishte vetëm dashuri për të dhënë, dhe do të na mungojë jashtëzakonisht shumë”,shkruan Rhys në rrjetet sociale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion