Anticikloni Afrikan përvëlon Shqipërinë, ja qytetet me temperatura deri në 40 gradë

Aktualitet

Anticikloni Afrikan përvëlon Shqipërinë, ja qytetet me

Temperaturat do vijojnë të mbeten të larta edhe në fundjavë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë në kryeqytet do të arrijnë temperaturat deri në 40 gradë celsius. Ndërsa ditën e dielë termometri do të shënojë 40 gradë celsius në qytetin e Shkodrës, Tiranës, Berat dhe Gjirokastër.


Njpftimi:

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion