Ambasada Amerikane në Tiranë: Mbështetje e shtuar për SPAK në luftën kundër korrupsionit

Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë: Mbështetje e shtuar për SPAK

Ambasada Amerikanë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të forcojnë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme të sigurtë dhe të begatë.

Ambasada e SHBA ka publikuar ditën e sotme rastin e Eduard Kaloshit, hetuesit të SPAK dhe BKH, i cili është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

 “Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, thekson njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion