Aktivizohen vatra zjarri edhe në Shkodër, apeli i Bashkisë: Të kapen përgjegjësit

Vendi ynë ndodhet nën pushtetin e flakëve me vatra zjarri tashmë aktive si në jug dhe veri të vendit.
Burime bëjnë me dije se në zonën e malit të Cukalit në njësinë administrative Shllak të bashkisë së Vaut të Dejës është aktivizuar një vatër masive zjarri.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj, por terreni i vështirë e bën të pamundur hyrjen e automjeteve edhe po punohet me fuqi njerëzore për shuarjen e tij.
Ndërkohë prefektura Shkodër ka bërë me dije se një tjetër vatër zjarri është aktive në Shtoj të vjetër në binarët e hekurudhës ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Gjithashtu zjarri vijon të jetë aktiv në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku deri më tani janë djegur shkurre dhe mbeturina,
Ndërkohë bashkia Shkodër kërkon nga strukturat ligjzbatuese që të të gjithë përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë.


