Aksidentoi rëndë këmbësorin, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
Lajmifundit
/
13 Qershor 2021, 08:27
Aktualitet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi ka aksidentuar një këmbësor. Mësohet se ky i fundit, 86-vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. D., 86 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


