Aksidentohet për vdekje 23-vjeçari vlonjat në Greqi, shoku i tij në koma (Emri)

Aktualitet

Aksidentohet për vdekje 23-vjeçari vlonjat në Greqi, shoku i

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur më 11 Korrik pak pas orës 03:00 në rrugën Spaton Artemis në drejtim të Spatës. Drejtuesi i një motori për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin me pasojë vdekjen e tij dhe plagosjen e rëndë të pasagjerit.

Viktima është 23-vjeçari Kevin Binjakaj me origjinë nga Selenica e Vlorës. I riu thuhet se është aksidentuar me motor pasi kishte mbaruar punën dhe kishte dalë të bënte xhiro me një mikun e tij, i cili tani ndodhet në gjendje kome.

Familjarët janë të tronditur nga vdekja e parakohshme e 23-vjeçarit pasi ai ishte në lule të rinisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion