Aksidenti, “story” e fundit e djalit të ish-drejtuesit të policisë para se t’i këpuste këmbën vajzës

Aktualitet

Aksidenti, “story” e fundit e djalit të ish-drejtuesit të

Jehon Breçani, djali i ish-drejtuesit të policisë së Tiranës Erzen Breçani është autori i aksidentit të frikshëm mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën një vajze 23-vjeçe, Xhesina Gega e cila ishte duke ecur në trotuar, kur adoleshenti 19-vjeçar e përplasi me shpejtësi rrufe me “Benz”-in luksoz AA 888 XX.

Aksidenti, “story” e fundit e djalit të ish-drejtuesit të

Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale, ku adoleshenti ekspozon pasionin për makinat luksoze vërehet se “Story”-n e fundit në timon me “Benz”-in luksoz AA 888 XX e kishte postuar pak orë përpara se të ndodhte aksidenti i frikshëm.

Vec “Benz”-it me të cilin shkaktoi aksidentin, 19-vjeçari shfaqet në foto edhe me makina të tjera “Jeep” dhe “BMW” me puro.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze e drejtuar nga 19-vjeçari Jehon Breçani për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi fillimisht bordurat anësore të rrugës për të kaluar në trotuar duke marrë përpara vajzën 23-vjeçe.

Nga përplasja vajza humbi njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa adoleshenti u shoqërua në komisariat./tv abc

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion