Lushnje/ Goditi me thikë një 27-vjeçar, arrestohet nga policia autori

Aktualitet

Lushnje/ Goditi me thikë një 27-vjeçar, arrestohet nga policia

Policia në Lushnje ka arrestuar një 41- vjeçar, pasi ka goditur me thikë një 27-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë Pëllumb Zako, 41 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një 27-vjeçar.

Policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe Benard Mullaliu 37- vjeç banues në fshatin Ballagat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion