Aksident tragjik në Durrës, 66-vjeçari humb jetën në spital pasi u përplas nga makina

Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës, 66-vjeçari humb jetën në

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen 13 të Durrësit. Rreth orës 10:30, shtetasi A. T., 26 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.


Drejtuesi i automjetit, A. T., është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT