Aksident rrugor në Sarandë! Makina përplas motorin, drejtuesi përfundon në spital (EMRAT)

Aktualitet

Aksident rrugor në Sarandë! Makina përplas motorin, drejtuesi

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Sarandës në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia, rreth orës 10:00.

Bëhet më dije se shoferi i makinës Etmand Sulaj, 43-vjeç ka përplasur një motor që po lëvizte shtetasi Vangjel Piro 58-vjeç.

Blutë bëjnë me dijë se 58-vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e cila po heton për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasi E. S., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar duke u përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. P., 58 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion