Aksident në urën e re të Kukësit! DETAJET nga përplasja e tre automjeteve

Aktualitet

Aksident në urën e re të Kukësit! DETAJET nga përplasja

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës.

Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes.

Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Ndonëse u krijua trafik i shtuar për disa minuta, forcat e policisë bënë të mundur orientimin e mjeteve dhe evitimin e radhëve të gjata.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira.

Policia rrugore vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion