Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete, ndërron jetë 42-vjeçari

Aktualitet

Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete, ndërron jetë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, tek Ura e Çerkezës, ku 2 automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të një prej drejtuesve.

Policia njofton se viktima është shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç, ndërsa drejtuesja tjetër A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion